Shkurt.ch
Gjykohet zjarrfikësi për 15 zjarrvënie të qëllimshme
Në periudhën në mes viteve 2012 dhe 2014 në këtë regjion ka pasur së paku 20 shpërthime zjarri, për 15 nga të cilat fajësohet një zjarrfikës
Ndodh edhe kjo: Sot në Gjykatën e Qarkut në Moutier të kantonit të Bernës ka filluar procesi gjyqësor kundër një zjarrfikësi i cili dyshohet për një numër zjarrvëniesh të qëllimshme. Tashmë ish zjarrfikësi 26 vjeç akuzohet se ka vënë një seri zjarresh në Reconvilier me rrethinë, të kantonit të Bernës.
Në periudhën në mes viteve 2012 dhe 2014 ka pasur së paku 20 shpërthime zjarri në regjionin e përmendur. Janë djegur kryesisht ndërtesa të zbrazëta, të pabanuara kështu që në asnjë rast nuk ka pasur të lënduar.
Policia i ka rënë në gjurmë zjarrfikësit piroman ë mars të vitit 2014. Ai qe arrestuar pasi që po kthehej nga një aksion për fikje të zjarrit në një kasolle skitarësh në Tavannes.
Gjatë marrjes në pyetje i akuzuari ka pranuar se ai e ka vënë zjarrin në kasollen e përmendur dhe në shumë raste të tjera që kanë ndodhur në regjion.
Përfundimisht, zjarrfikësi vullnetar duhet të përgjigjet për 15 raste të vënies së zjarrit dhe për një tentim zjarrvënjeje.
Vendimi pritet të sillet këtë të enjte.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës













