Kosova
Gjyqtarët serbë bojkotojnë presidentin Thaçi
Ka dështuar dekretimi i 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve serbë, pasi ata kanë refuzuar të betohen para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka konfirmuar zyra e presidentit, duke e cilësuar këtë si dështim dhe paaftësi të BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi.
“Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Është ky edhe një hap nga hapat e shumtë që Republika e Serbisë ndërmerr kundër qytetarëve tanë, ngase inkuadrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi”, thuhet në reagimin e presidencës, përcjell albinfo.ch.
Në këtë reagim theksohet se pavarësisht këtij dështimi të qëllimshëm të orkestruar nga Serbia, Kosova do të vazhdojë të funksionojë, bazuar në parimet kushtetuese të gjithë-përfshirjes.
Gjuriq: Marrëveshja për Drejtësi do të përfundojë deri të premten
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Drejtësi mes Beogradit e Prishtinës do të përfundojë deri të premten, dhe se në sistemin e drejtësisë të Kosovës do të integrohen edhe gjykatës e prokurorë serbë.
“Kjo është punë e rëndësishme dhe e madhe për popullin serb në Kosovë. Për herë të parë që nga viti 1999 do të themelohet gjykata me shumicën serbe dhe me kryetarin e gjykatës serb, në Veri si dhe prokuroria me shumicë serbe. Pres që ky proces të përfundojë deri të premten”, ka thënë Gjuriq.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










