Tematike
Gjysma e kompanive të mëdha zvicerane, viktima të sulmeve kibernetike
Një në dy kompani të mëdha zvicerane ka qenë tashmë viktimë e një sulmi kibernetik, sipas një studimi të publikuar të hënën. Pavarësisht rritjes së kërcënimeve online, si në numër ashtu edhe në intensitet, vetëm rreth gjysma e kompanive kanë një strategji të qartë kibernetike.
Në Zvicër, 45% e kompanive me më shumë se 250 punonjës kanë qenë tashmë viktimë e një sulmi kibernetik të paktën një herë, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
Sulmet kibernetike dhe madhësia e kompanisë
Studimi, i kryer në partneritet me firmën konsulente Deloitte dhe Universitetin e Lucernit, midis mesit të muajit maj dhe fillimit të korrikut, tregon një korrelacion midis madhësisë së kompanisë dhe shpeshtësisë së sulmeve kibernetike. Në të vërtetë, shkalla e firmave të viktimizuara nga hakerët bie në 18% për kompanitë me më pak se 50 punonjës. Megjithatë, kjo mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se sulmet janë transmetuar më pak në mënyrë sistematike te bordet e drejtorëve të strukturave të vogla.
Florian Schütz, delegat federal për sigurinë kibernetike dhe drejtor i Qendrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, kundërshton këtë vëzhgim dhe raporton një rrezik më të lartë. I intervistuar nga autorët në periferi të studimit, beson se bizneset e vogla janë më shpesh në shënjestër të hakerëve, sepse janë pre më e lehtë, teksa në të vërtetë, ata shpesh nuk kanë burime financiare dhe njerëzore për t’u mbrojtur në mënyrë efektive kundër sulmeve.
Ndërprerja e funksionimit dhe rrjedhja e të dhënave
Pasojat më të shpeshta të sulmeve kibernetike janë ndërprerja e operacioneve (42%), veçanërisht për kompanitë aktive në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku kjo normë shkon në 69%. Më pas vijnë rrjedhjet e të dhënave (26%) dhe mosfunksionimi i shërbimeve të ofruara për klientët (20%).
Pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit për kërcënimet në rritje në internet, kompanitë zvicerane dhe bordet e tyre duhet të marrin më shumë përgjegjësi në këtë drejtim, thotë Cédric Nabe, partner Risk Advisory në Deloitte Switzerland. Për shembull, vetëm tetë nga dhjetë bordet e drejtorëve kanë një politikë efektive të menaxhimit të rrezikut kibernetik.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












