Shqipëria
Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
Shqipëria renditet ndër vendet me përhapjen më të lartë të hipertensionit në Europë. I njohur ndryshe si “vrasësi i heshtur”, ky problem shëndetësor shfaqet me rritjen e vazhdueshme të tensionit të gjakut në arterie — enët që transportojnë gjakun nga zemra drejt organeve të trupit. Sipas të dhënave më të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga hipertensioni.
Në shifra konkrete, kjo përkthehet në afërsisht 797 mijë qytetarë të prekur. Edhe më shqetësuese është se vetëm gjysma e tyre janë të vetëdijshëm për këtë gjendje shëndetësore.
Sëmundje që vepron në heshtje
Për shkak se shpesh kalon pa simptoma, hipertensioni mund të zhvillohet për vite të tëra pa u vënë re. Kjo bën që shumë njerëz të mos kërkojnë ndihmë mjekësore derisa të shfaqen komplikacione serioze si infarkti, goditja në tru apo sëmundjet kronike të veshkave.
Vetëm 11% marrin trajtim
Sipas raportit të OBSH-së, vetëm 11% e të prekurve në Shqipëri e mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut dhe marrin trajtim të rregullt. Kjo do të thotë se rreth 711 mijë persona jetojnë me hipertension të pakontrolluar, duke rrezikuar shëndetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.
Ekspertët paralajmërojnë se hipertensioni i patrajtuar është një nga faktorët kryesorë që çon në sëmundje kardiovaskulare, demencë dhe dëmtime të organeve jetike.
Faktorët që ndikojnë
Mjekët vënë në dukje disa nga arsyet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje në vend: konsum i lartë i kripës, alkoolit dhe duhanit, mungesë aktiviteti fizik dhe mbipesha. Të dhënat tregojnë se numri i të prekurve është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe pritet të vazhdojë në rritje deri në vitin 2030.
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda-s... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë












