Lajme
GND shpalli fundin e mbikëqyrjes
Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative, sipas GND-së, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012
Grupi Drejtues Ndërkombëtar i përbërë nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i dha fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar se Kosva nga shkurti i vitit 2008 ka bërër përparime të dukshme në implementimin e në praktikë të pakos së Ahtisarit
“Pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës, Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpall sot (e hënë) përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të grupit.Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, sipas GND-së, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012.“Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit”, thuhet ne deklarate.Grupi Drejtues Ndërkombëtar përbëhet nga 23 shtete evropiane (kryesisht ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia. Këto shtet e kanë monitoruar zbatimin e pakos së Ahtisaarit që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Sipas një sondazhi të transmetuesit publik zviceran SRF, lejet për blerjen e armëve janë rritur nga... -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli













