Shkurt.ch
Godet këmbësoren në “zebër”, i merret patentshoferi kosovarit
Shkaktarit të aksidentit, një kosovar i moshës 55 vjeçare i është marrë patentshoferi në vend të ngjarjes. Po ashtu ndaj tij do të ushtrohet edhe kallëzim penal në prokurorinë kompetente
Një zvicerane 23 vjeçare është goditur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Lenzburg të kantonit Aargau nga një veturë me ç`rast është hedhur për tokë, shkruan soaktuell.ch. Ajo ka qenë duke ecur në shiritin për këmbësorë (në”zebra”). Me lëndime të rënda por pa rrezik për jetë ajo është transportuar në spital.
Shkaktarit të aksidentit, një kosovar i moshës 55 vjeçare i është marrë patentshoferi në vend të ngjarjes, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ndaj tij do të ushtrohet edhe kallëzim penal në prokurorinë kompetente.
Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se shoferi i një makine Hyundai nuk e ka parë me kohë këmbësoren. Ai e ka ndalë makinën kur ka arritur ta shohë por ka qenë vonë për gjithçka.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












