Lajme
Goditet një grup kriminal ballkanik, 14 të arrestuar
Policia e Shqipërisë dhe ajo e Italisë kanë goditur në bashkëveprim një grup kriminal që merrej me prostitucion dhe shitje droge. Sot janë arrestuar 14 persona
Autoritetet shqiptare në koordinim me institucionet e Italisë, kanë goditur në bashkëveprim, një grup kriminal me shtrije ballkanike, që merrej me prostitucion dhe shitje të narkotikëve. Si rezultat janë arrestuar 14 persona, 8 shqiptarë, 5 rumunë dhe 1 person shtetas italian.
Dy shqiptarët janë arrestuar në Tiranë dhe në Durrës, ndërsa 6 të tjerët, së bashku me rumunët dhe italianin, janë prangosur në Itali.
Operacioni i koduar me emrin “Balcania”, ka nisur rreth orës 05:30 të ditës së enjteje dhe është shtrirë në qytetet Rimini, Foxhia, Ravenna dhe Piacenca; ndërsa në Shqipëri, në Tiranë e Durrës.
“Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit”, saktësuan burimet policore, raporton TCH. Policia shqiptare dhe ajo italiane janë duke vijuar hetimet, ndaj deri tani kanë publikuar vetëm inicialet e të arrestuarve në këtë proces.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% Përkeqësimi i tregut të punës në Zvicër vazhdoi në fillim të vitit. Numri i anëtarëve të... -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme -
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës














