Lajme
Goditje ndaj krimit kibernetik: 270 arrestime në operacion ndërkombëtar, përfshirë edhe Zvicrën
Në një operacion të gjerë të koordinuar nga agjencia europiane e policisë Europol, janë arrestuar 270 persona në dhjetë shtete të ndryshme për përfshirje në aktivitete të paligjshme në dark web. Ndër të arrestuarit është edhe një person në Zvicër.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “RapTor” ka çmontuar rrjete kriminale që tregtonin drogë, armë dhe mallra të falsifikuara. Sipas Europol, të dyshuarit u identifikuan përmes hetimeve të koordinuara dhe analizave të të dhënave të siguruara nga mbyllja e tregjeve të paligjshme “Nemesis”, “Tor2Door”, “Bohemia” dhe “Kingdom Markets”, transmeton albinfo.ch.
Shumë prej të arrestuarve kishin realizuar mijëra shitje në tregjet ilegale duke përdorur mjete të enkriptimit dhe kriptomonedha për të fshehur gjurmët.
“Ky operacion jep një sinjal të qartë për kriminelët që fshihen pas iluzionit të anonimitetit,” tha Europol.
Sequestrime të konsiderueshme
Arrestimet janë kryer në vendet e mëposhtme:
1 në Zvicër dhe Spanjë
3 në Brazil
4 në Holandë dhe Austri
19 në Korenë e Jugut
29 në Francë
37 në Mbretërinë e Bashkuar
42 në Gjermani
130 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjatë aksionit janë sekuestruar mbi 180 armë zjarri dhe armë të imituara, taser, thika, mbi dy tonë drogë (kokainë, ketaminë, amfetaminë dhe kanabis), mbi 184 milionë euro në para të gatshme dhe kriptomonedha, 12.500 produkte të falsifikuara si dhe mbi katër tonë duhan i paligjshëm.
Bashkëpunim ndërkombëtar dhe hetime të avancuara
Europol mbështeti operacionin duke përgatitur paketa informative të bazuara në të dhëna nga platformat e konfiskuara dhe i ndau ato me autoritetet kombëtare përmes Task Forcës së Përbashkët për Krimin Kibernetik me seli në Hagë.
Komisioneri i BE-së për Sigurinë e Brendshme, Magnus Brunner, deklaroi:
“Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe tregon se si grupet kriminale veprojnë sot – si në botën fizike ashtu edhe në atë dixhitale.”
Ky operacion ndjek modelin e përdorur edhe në Operacionin “SpecTor” në vitin 2023, i cili çoi në arrestimin e 288 personave – përfshirë dy në Zvicër.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












