Shkurt.ch
“Golf”, marka më e shitur e veturave për 39 vjet në Zvicër!
Përsëri marka më e shitur e veturave ishte "VW golf", tashmë për 39 vjet në 40 vjetët e saj të ekzistimit në tregun zviceran
Shitjet e automjeteve të reja në Zvicër vitin e kaluar arritën shifrën 301.942 njësi dhe ishin më të ulëta se më 2013, ndërsa rënia është ndalur në 1.9 për qind në saje të shitjeve rekorde në dhjetor.
Në muajin e fundit të vitit të kaluar janë shitur 32.857 automjete, një rritje prej 9.1 për qind në krahasim me dhjetorin e 2013-ës.
Në saje të këtij rekordi në tregun zviceran të makinave vitin e kaluar kanë tejkaluar parashikimet me rreth 300 mijë automjete të reja të shitura, njofton shoqata e automjeteve UPSA.
Veturat më të shitura, siç thuhet, janë ende ato nga prodhuesit gjermanë, sidomos të grupit Volkswagen (“VW”, “Audi”, “Skoda”, “Seat”, “Porse”). Shitja totale e tyre arriti në 30.9 për qind.
Përsëri marka më e shitur e veturave ishte “VW golf”, tashmë për 39 vjet në 40 vjetët e saj të ekzistimit në tregun zviceran.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










