Sport
Golfistët nga Kosova, Austria e Zvicra mblidhen në Gjermani
Më 21 dhe 22 tetor në Gjermani janë mbledhur për herë të parë komuniteti i lojtarëve të golfit nga Kosova, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania.
“Takimi është mbajtur afër qytetit Karlsruhe, në Heitlinger golf resort nën përkujdesjen e menaxherit të klubit, Arifi Arifi! Qëllimi i takimit ishte për t’u njohur dhe bashkëbiseduar rreth lojës së golfit, por mbi të gjitha formimi i Federatës së Golfit të Kosovës duke pasur parasysh potencialin ekzistues të golfit që ka komuniteti ynë nga Kosova në Diasporë”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrës në takim ishin; nga Kosova Blerim Sejdiu dhe Lavdim Zylfiu, nga Austria Lulzim Vehapi dhe Idriz Iseni, nga Zvicra Ahmet Beqiri, nga Holanda Isi Zejnullahu, ndërsa nga Gjermania ishin prezentë Murat Ahmetaj, Naim Gjinovci, Bekim Durguti, Mërgim Gjinovci, Adnan Hajdini, Dafina Arifi dhe menaxheri i klubit, Arif Arifi.
Gjithashtu është zhvilluar një lojë në gjitha stazat e fushës së golfit Heitlinger ku natyrisht rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës, Adnan Hajdini dhe Mërgim Gjinovci, të dy lojtarë profesionist të golfit të formuar dhe të njohur nga Federata e Golfit të Gjermanisë.
“Në ditën e dytë fal pjesëmarrësit Murat Ahmetaj i cili punon në golf resort St Leon Rot, na u mundësua vizita në këtë klub dhe kemi pasur në dispozicion ushtrimoren e golfit me kohë të pa caktuar. Ky klub është ndër tre më të mirët nga 760 sosh sa i posedon Republika e Gjermanisë dhe në të kanë luajtur emrat eminent të golfit nga mbarë bota, përfshi golfistin Tiger Ëoods i cili ka fituar tre herë garën e organizuar në ambientin mbi 230 hektar të punuar dhe mirëmbajtur jashtëzakonisht bukur, ambient ky ku qëndroi reprezentacioni i ardhshëm i Kosovës në golf”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











