Sport
Goli i Shaqirit më i miri, Sommer futbollisti më i mirë
Yann Sommer është zgjedhur futbollisti i vitit në Zvicër, derisa në garë për këtë çmim ishin edhe Granit Xhaka dhe Valon Behrami
Federata e Futbollit e Zvicrës ka ndarë çmimet për Laureatët e vitit në futbollin zviceran. Krahas shumë çmimeve, u nda edhe çmimi për lojtarin më të mirë të Zvicrës.
Në garën për më të mirin ku ishin të dominuar Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Yann Sommer, ndërsa portieri i helvetikëve fitoi këtë garë, duke u zgjedhur më i miri për sezonin e kaluar.
Yann Sommer është pjesë Borussia Monchengladbach, ku luante edhe Granit Xhaka, i cili u transferua në Arsenal për 45 milionë euro, shkruan albinfo.ch.
Sigurisht se Xhaka ishte favoriti kryesor për këtë çmim, pasi theu rekordin e transferimeve në futbollin zviceran, derisa ishte lider i tyre në “Euro 2016”.
Valon Behrami gjithashtu luajti për Zvicrën, kurse është anëtar i Watfordit në Angli.
Shpërblimi i vetëm për shqiptar ishte për Xherdan Shaqiri, goli i të cili u vlerësua si më i miri i vitit. Vladimir Petkoviq u zgjedh trajneri i vitit.
E-Diaspora
-
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo,... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë Shumë drejtues automjetesh mendojnë se kalimi në korsinë tjetër në momentin e fundit, kur njëra korsi... -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit













