Kuriozitete
Google gjobitet nga Koreja e Jugut
Referuar rregullatorit antitrust, kjo mund të jetë gjoba e nëntë më e madhe që ka vendosur ndonjëherë.
Në Korenë e Jugut, rregullatori antitrust e ka gjobitur kompaninë teknologjike, Google, me 207 miliardë dollarë për bllokimin e versioneve të personalizuara të sistemit të saj operativ Android (OS), në pengesën e dytë të kompanisë amerikane në vend në më pak se një muaj.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se Komisioni i Tregtisë së Ndershme të Koresë (KFTC) ka hënë se kushtet e kontratës së Google-it me prodhuesit e pajisjeve përbënin një abuzim me pozicionin e saj dominues në treg që kufizoi konkurrencën në tregun e sistemit operativ celular.
Nga ana tjetër, Google-i ka deklaruar se synon të apelojë vendimin, duke ravijëzuar se ai injoron përfitimet e ofruara nga përputhshmëria e Android-it me programet e tjera dhe minon avantazhet që gëzojnë konsumatorët.
“Vendimi i Komisionit të Tregtisë së Ndershme të Koresë është kuptimplotë në një mënyrë që siguron një mundësi për të rikthyer presionin e ardhshëm konkurrues në tregjet e sistemit operativ celular dhe të aplikacioneve”, ka thënë kryetari i KFTC-së, Joh Sung-wook, në një deklaratë.
Referuar rregullatorit antitrust, kjo mund të jetë gjoba e nëntë më e madhe që ka vendosur ndonjëherë.
KFTC ka shtuar se Google-i ka penguar konkurrencën, duke i detyruar prodhuesit e pajisjeve të respektojnë një “marrëveshje kundër fragmentimit (AFA)” kur nënshkruajnë kontrata kryesore me të në lidhje me licencat e dyqaneve të aplikacioneve.
Sipas AFA-s, prodhuesit nuk mund t’i pajisnin celularët e tyre me versione të modifikuar të Android-it. Kjo ka ndihmuar kompaninë teknologjike të çimentojë dominimin e saj në treg në tregun e sistemit operativ celular, ka sqaruar KFTC-ja.
Google-i, në bazë të vendimit, ndalohet të detyrojë prodhuesit e pajisjeve të nënshkruajnë kontrata AFA, duke lejuar prodhuesit të miratojnë versione të modifikuara të Android OS në pajisjet e tyre.
“Reuters” tregon se gjoba vjen në ditën kur hyri në fuqi një ndryshim në Aktin e Biznesit të Telekomunikacionit të Koresë së Jugut, i quajtur gjerësisht “ligji kundër Google-it”.
Projektligji u miratua në fund të gushtit dhe ndalon operatorët e dyqaneve të aplikacioneve të kërkojnë nga zhvilluesit e software-it të përdorin sistemet e tyre të pagesave. Kjo i ndaloi në mënyrë efektive zhvilluesit të ngarkojnë komisione për blerjet brenda aplikacionit.
Edhe vitin e kaluar, autoriteti antitrust i Indisë urdhëroi një hetim mbi pretendimet se Google-i po abuzonte me pozicionin e vet në treg për të promovuar aplikacionin e tij të pagesave, si dhe duke detyruar zhvilluesit e aplikacioneve të përdorin sistemin e tij të pagesave brenda aplikacioni
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











