Kuriozitete
Google krijon program për zbulim të talentëve
Kandidatët nuk kanë më nevojë të kenë CV të shkëlqyera
Google është një nga kompanitë më të pëlqyera në botë për punëmarrësit, sipas një studimi nga Universum, e cila ka edhe disa nga punonjësit më të talentuar në botë.
Por, nuk janë thjesht emri dhe reputacioni i gjigantit të teknologjisë faktorët që po tërheqin kandidatët. Në fakt, janë kërkesat e kompanisë për pozicione të ndryshme, ose më mirë, mungesa e tyre.
Kandidatët nuk kanë më nevojë të kenë CV të shkëlqyera, letra motivimi dhe vite të tëra përvojë pune. Google po zbulon talentet kryesore që nuk kanë asnjë diplomë apo përvojë pune. Qasja e Google është e ngjashme me “testin me dy duar” të Elon Musk, për të gjetur talentet më të mira, pa qenë nevoja për diploma. Metoda e Google është më e veçantë, pasi eliminon edhe nevojën e përvojës së punës.
Nëpërmjet programeve si “Google Project Management Certificate”, një kurs profesional certifikimi në internet që ofrohet falas nëpërmjet Coursera, Google po ndryshon metodat tradicionale të punësimit të personelit. Pas përfundimit të kursit të certifikimit, Google u jep studentëve të interesuar mundësi për t’u angazhuar në një nga pozicionet e menaxhimit të projekteve, raporton monitor, transmeton Albinfo.ch.
Në vend që t’i analizojë kandidatët nëpërmjet arsimit ose përvojës së tyre, kompania e mat aftësinë me rezultatet nga kursi i trajnimit. Nëpërmjet kësaj mënyre, Google po zbulon jo vetëm menaxherët më të mirë të projekteve në botë, por menaxherët e projekteve që kanë aftësitë e nevojshme për të ndihmuar ekipet e kompanisë që të arrijnë në një nivel tjetër.
Google po demokratizon mënyrën e punësimit, duke përdorur tre elemente kyçe për të gjetur talentet më të mira. Pothuajse çdo biznes mund të përdorë kuadrin bazë që qëndron pas strategjisë gjeniale të kompanisë me vlerë mbi 1 trilion dollarë, për të ndërtuar ekipe më të mira.
Zbuloni inovatorët nga një numër më i madh kandidatësh
Kursi i certifikimit falas nga Google për menaxhimin e projekteve po ndihmon në mënyrë efektive për t’i hapur pozicionet e menaxhimit të projekteve ndaj kujtdo.
Duke hequr kufizimet standarde, si arsimi i lartë apo përvoja e drejtpërdrejtë, kompania po krijon një rrjet shumë më të madh ndaj grupit të kandidatëve të mundshëm.
Në realitet, shumë profesione nuk kanë nevojë për diplomë që të kryhen. Nëse kompanitë nuk i marrin në konsideratë kandidatët pa një diplomë në një fushë të caktuar, ose edhe ata pa diplomë fare, kjo mund të ishte e dëmshme për të gjetur njerëzit më të përshtatshëm për një rol të veçantë brenda organizatës. E njëjta gjë vlen, në shumë raste, edhe me përvojën e drejtpërdrejtë.
Ka raste kur është në dobi të punëdhënësit që kandidati të mos ketë përvojë të mëparshme në këtë fushë. Kjo është sidomos e vërtetë për ekipet ose organizatat inovative, të cilat nuk duan që gjërat të bëhen ashtu siç janë bërë gjithmonë, ose kur bizneset përpiqen të dallojnë nga konkurrentët, duke i bërë gjërat ndryshe.
Mungesa e përvojës ofron mundësinë për të pasur perspektiva dhe ide të reja. Në fakt, sipas Fast Company, një kompani zbuloi se punonjësit që nuk kishin përvojë ua kalonin atyre që kishin 10 deri në 15 vite përvojë në shitje.
Jepini përparësi vlerësimit të aftësive
Marrja e një numri sa më të madh aplikimesh nuk është qëllim në vetvete. Synimi është gjetja e kandidatit më të mirë për një rol të caktuar.
Kështu, për Google nuk do të kishte vlerë numri i lartë i aplikantëve, nëse nuk do të kishte një mënyrë për të filtruar kandidatët dhe për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre. Arsyeja pse kursi i trajnimit falas në internet është një ide gjeniale, lidhet me faktin se ai shërben si portofol për aplikantët.
Kjo do të thotë se Google ka një volum të jashtëzakonshëm informacioni për çdo aplikant, pas mbledhjes së përgjigjeve të detyrave të plotësuara nga aplikantët. Rezultati i kësaj qasjeje është që çdo aplikant është në gjendje të sigurojë një portofol që tregon punën e tij, procesin e të menduarit, mënyrën e drejtimit dhe aftësitë e komunikimit.
Dhe, më e rëndësishmja, kursi imiton në mënyrë efektive pozicionin e vërtetë të punës, duke treguar aftësitë e kandidatit për t’u përshtatur në atë punë
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













