Kosova
Gorçeviq: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KE
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për Programin e Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA lll
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, por kjo votë ka qenë e një deputeteje që përfaqëson një subjekt politik, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës. Por një deputete që përfaqëson një subjekt politik, ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Vota e saj nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. Por vota si kjo është i rëndësishëm është intensifikimi. Votimi i Serbisë nuk ka qenë risi për neve, pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës”, tha ai.
Ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq theksoi se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.
Ajo shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj.
“Në këtë rast dua të përkujtoj se pavarësisht për drejtat e subjektit politik, por shumica e parlamenteve kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni. Me këtë marrëveshje parashihet përkrahja e Kosovës. Dua të nënvizoj Mali i Zi në këshillin ministror, në maj, do të përkrahë Kosovën”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












