Lajme
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
Një bllokim i madh trafiku u regjistrua të premten pasdite në portalin verior të Tunelit Gotthard, në afërsi të Göschenen (UR), duke shkaktuar pritje të gjata për drejtuesit e automjeteve që udhëtonin drejt jugut të Zvicrës, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Touring Club Schweiz (TCS) dhe raportimeve të radios SRF 1, kolona e automjeteve arriti një gjatësi prej 10 kilometrash, ndërsa koha e pritjes para hyrjes në tunel ishte rreth 1 orë e 45 minuta. Pas orës 17:00, bllokimi u reduktua në 9 kilometra, me një pritje të parashikuar prej rreth 90 minutash.
Në anën jugore të tunelit, në Airolo, situata ishte më e lehtësuar. Kolona ishte rreth 3 kilometra e gjatë dhe koha e pritjes vlerësohej të ishte afërsisht 30 minuta.
Bllokime të tilla në Autostradën A2 – që lidh Bazelin me Chiasso-n përmes Tunelit Gotthard – janë të zakonshme gjatë fundjavave dhe periudhave të festave, sidomos kur fillojnë pushimet verore në disa kantone. Mbingarkesa e trafikut mbetet shkaku kryesor i këtyre vonesave.
Autoritetet u rekomandojnë udhëtarëve që të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat, si Tuneli San Bernardino ose Qafa Simplon, sidomos gjatë ditëve me fluks të lartë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













