Kultura
Grafikat e Adem Dërmakut, pjesë e ekspozitës prestigjioze MAD, në Paris
Multiple Art Days Paris (MAD) bën pjesë në mesin e organizimeve më të mëdha të kësaj natyre në Evropë. Janë 70 galeri dhe edicione që ekspozojnë thesarin e tyre artistik nëpër pavijone të veçanta në këtë panair - ekspozitë që zgjat tri ditë
Grafisti ynë i njohur me qëndrim në Cyrih, Adem Dërmaku, i cili po bën emër me praninë e tij artistike në shumë ekspozita në Zvicër dhe jashtë saj, na vjen edhe me një befasi. Ai është duke marrë pjesë në panairin e madh e prestigjioz të arteve në Paris, MAD.
Multiple Art Days Paris (MAD) bën pjesë në mesin e organizimeve më të mëdha të kësaj natyre në Evropë. Janë 70 galeri dhe edicione që ekspozojnë thesarin e tyre artistik nëpër pavijone të veçanta në këtë panair – ekspozitë që zgjat tri ditë.
“Ky prezantim është shumë i rëndësishëm për mua, duke pasur parasysh vendin ku realizohet kjo ekspozitë ndërkombëtare, Parisin pra dhe adresën e njohur botërisht “MAD”, shprehet Dërmaku për albinfo.ch.
Specifikë për këtë lloj ekspozite është se nuk marrin pjesë artistët individualisht por galeritë përkatëse të arteve dhe kuratorët e tyre përzgjedhin punimet e artistëve që do t`i ekspozojnë në pavijonet e tyre, brenda panairit ose ekspozitës së madhe.
Në rastin tonë, Adem Dërmaku është përzgjedhur dhe prezantohet nga Galeria & Edicioni Wolfsberg, Zürich.
“Ndjehem jashtëzakonisht i privilegjuar dhe i nderuar me rastin që më është dhënë për t`u prezantuar me dy punime të mia në mesin e artistëve të njohur botërorë”, thotë për albinfo.ch artisti i grafikës
I pyetur për teknikën dhe tematikën e punimeve të tij, artisti nga Cyrihu thotë për albinfo.ch se bëhet fjalë për dy punime të punuara në teknikën e grafikës me temë politike-sociale. Valixhja, vetura dhe aeroplani janë marrë si tri elemente që simbolizojnë emigrimin.
Krahas Dërmakut, në pavijonin e njëjtë prezantohen edhe artistët zviceranë e të tjerë, të përzgjedhur nga Galeria & Edicioni Wolfsberg: Douglas Gordon, Nic Hess, Marco Ganz, Michael Günzburger, Vera Rothamel, Domenik Stauch, Robert Honegger.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut















