Futboll
Granit Xhaka dhe Albian Ajeti mysafirë të veçantë në ndeshjen e FC Dardanisë
Një ditë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila përfundoi me fitoren bindëse të helvetikëve 4:0, FC Dardania pati kënaqësinë të mirëpresë një mysafir të veçantë: kapitenin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.
Xhaka ndoqi nga afër ndeshjen e klubit, ku në rolin e trajnerit është vëllai i tij, Taulant Xhaka. Atmosfera në stadium ishte e mrekullueshme, me shumë tifozë të pranishëm, të cilët patën mundësinë të bëjnë fotografi dhe të marrin autografe nga Graniti.
Surpriza nuk përfundoi me kaq: edhe futbollisti i FC Basel, Albian Ajeti, nderoi klubin me praninë e tij, duke u pritur me shumë dashuri dhe respekt nga të gjithë të pranishmit.
Kryesia e klubit shpreh mirënjohjen e sinqertë për Granit Xhakën dhe Albian Ajetin për kohën e tyre dhe respektin e treguar ndaj klubit dhe tifozëve tanë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Të rinjtë nga Kosova shkëlqejnë në Festivalin e Teknologjisë së Turizmit në Austri Të rinjtë nga Kosova shkëlqejnë në Tourism Technology Festival në Salzburg. ... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Tre oficerë nga Kosova diplomojnë në Gjermani -
Kryeministri Kurti dhe drejtues të Helvetas diskutojnë rolin e diasporës në zhvillimin e Kosovës -
U mbajt Kuvendi i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Kjo është arsyeja pse dixhitalizimi është i ngadaltë në Zvicër Zvicra po përballet me vështirësi me projektet elektronike. Kjo ka të bëjë me përtacinë - dhe... -
Gjeneva do të financojë projekte franceze të transportit -
Si mund t’i shpëtohet shërbimit ushtarak në Zvicër -
Zvicra synon të përfshijë më shumë gra në ushtri -
Donald Trump: Duam ta ndihmojmë Zvicrën










