Kosova
Granit Xhaka është imazhi më i ri i Golden Eagle
Ylli shqiptar në arenën ndërkombëtare të futbollit, Granit Xhaka, është bërë imazhi më i ri i pijes Golden Eagle
Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes më të re mes Granit Xhakës dhe zyrtarëve të pijës energjike Golden Eagle, transmeton albinfo.ch.
Xhaka, i cili është njohur për energjinë dhe intensitetin e tij në fushën e futbollit, pasi bëri histori në përfshirjen për Topin e Artë – tani do të jetë imazhi i markës që tashmë është futur në tregun global të pijeve energjike.
Lajmi u bë i ditur nga kompania Golden Eagle, po ashtu edhe nga sipërmarrësi që ka bërë sensacion në tregun evropian për pije energjike – Shaqir Palushi, duke treguar se ylli i Bayer Leverkusenit është imazhi i ri i pijes.
“Granit Xhaka, imazh i Golden Eagle. Pija Energjike Golden Eagle dhe Granit Xhaka kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi”, ka shkruar fillimisht Palushi.
“Ky partneritet përfaqëson një bashkim të fuqishëm mes një ikone të sportit dhe një brendi energjik siç është Golden Eagle, duke shënuar një hap të ri në promovimin e energjisë, motivit dhe dëshirës për sukses”.
“Granit Xhaka, një figurë e njohur dhe e suksesshme në botën e futbollit, personifikon forcën dhe qëndrueshmërinë, vlera që përputhen plotësisht me misionin e Golden Eagle”.
“Si një brend që ka bashkëpunuar edhe më parë me figura të njohura nga showbizi dhe sporti, Golden Eagle vazhdon të forcojë angazhimin për përsosmëri dhe sukses”.
“Ky partneritet ka për qëllim të frymëzojë individët të kapërcejnë kufijtë e tyre dhe të arrijnë nivele të larta të suksesit”, thuhet në postimin e Palushit.
Kampioni i Bundesligës tashmë do të jetë imazh i kampionit të pijeve energjike, Golden Eagle, duke rrugëtuar drejt sukseseve të reja.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












