Shkurt.ch
Gratë dhe burrat pensionohen në të njëjtën moshë
Kush përfiton më shumë? Ata që punojnë më gjatë? Vijnë reagimet e para si përgjigje ndaj reformës së pensionimit të miratuar nga Këshilli Federal i Zvicrës
Reformat pensionale në vendet më të industrializuara aktualisht janë në fokus të debatit. Problemet që duhen zgjidhur janë kudo të njëjta, shkruan Tagesanzeiger.
Kudo popullsia po plaket dhe mosha e arritur pas pensionit po zgjatet krahasuar më parë.
Mosha e pensionimit për burrat dhe gratë në Zvicër, sipas planeve të bëra të ministrit Alain Berset, është 65 vjet.
Një krahasim i OECD-së për reformat e vazhdueshme në vende të tjera evropiane tregon se Zvicra planifikon një moshë relativisht të ulët të daljes në pension. Një numër i shteteve janë duke kërkuar pensionimin në moshën 67, madje edhe 68 vjeç.
Në Britaninë e Madhe tashmë zgjatja e moshës së daljes në pension ka filluar. Më 2020 pritet të jetë për burrat dhe gratë mosha e pensionimit në 66 vjet. Më 2044 është planifikuar një rritje në 68 vjet.
Në Gjermani kufiri i moshës për pensionim më 2029 do të zgjatet gradualisht nga 65 në 67 vjet. Në këtë krahasim, zgjatja në Zvicër është e vogël. Vetëm gratë duhet të punojnë një vit më gjatë për të shkuar në pension nga 64 në 65.
Sipas shifrave të OECD-së, dallimet janë të konsiderueshme në vende të ndryshme të botës sa i përket daljes në pension. Në Meksikë, për shembull, burrat mesatarisht shkojnë në pension prej moshës 72.3.
Mosha e planifikuar e daljes në pension është 65 vjet. Në anën tjetër, shkalla e pensionimit është krejt ndryshe në vendet si Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Në Francë mesatarisht burrat punojnë deri në pension në moshën 59.7 vjeçare. Sipas OECD-së, parashikohet që mosha e daljes në pension të zgjatet deri në 67 vjet..
E-Diaspora
-
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë Mërgimtarët këtë mëngjes të së shtunës nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.... -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










