Shqipëria
Gratë e njohura shqiptare, mesazh mjekëve: Po na tregoni se ju jeni shpresa
Gra intelektuale shqiptare që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, kanë përcjellë një mesazh mirënjohjeje për mjekët shqiptarë.
Një mesazh nga gra intelektuale shqiptare të njohura brenda e jashtë kufijve në këtë kohë të vështirë jo vetëm për Shqipërinë në përballje me koronavirusin. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesoresha në një mesazh drejtuar mjekëve, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mesazh, zëri më i fortë i gruas shqiptare shprehet me respekt e mirënjohje për mjekët, infermierët e punonjësit e sistemit shëndetësor shqiptar. “Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetësakrifikim për tjetrin dhe komunitetin”, thuhet në mesazhin e tyre.
“Të dashur e të nderuar mjekë, infermierë e punonjës të sistemit tonë shëndetësor,
Ju shprehim respekt e mirënjohjeje të thellë!
Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit!
Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetësakrifikim për tjetrin dhe komunitetin.
Shpesh, përpara se të na binte kjo fatkeqësi, kushdo prej nesh, i kënaqej jetës sonë të “vogël”, duke ndjerë ndërkohë, se në emër të lirisë së individit, po humbte solidariteti për njëri-tjetrin, po humbte altruizmi, po humbte përfshirja në shqetësimet e komunitetit, por me gjithë këtë që po ndodh prej ditësh, ju po na provoni të kundërtën.
Ju na dëshmuat se jo të gjitha ato që kemi thënë janë të vërteta. Jeni profesionistë të shkëlqyer, e po kaq solidarë e altruistë. Një tjetër krenari që ndjejmë këto ditë të vështira, është pikërisht ky profesionizëm i lartë mes jush, që e vini në shërbim të shoqërisë, si e kini vënë gjithnjë, në heshtje, me devotshmëri, pa bujë.
Gjatë kësaj periudhe të pazakontë, përveç tjerash, ju keni qenë në çdo familje shqiptare, ju jeni modeli i njeriut dhe qytetarit për fëmijët tanë përtej çdo leksioni e ore mësimore; ju krijuat modele sjelljesh pozitive, që lidhen me vlerat humane, siç është forcimi i solidaritetit, po edhe respekti për mendimin shkencor e për punën profesionale; dhe ne si shoqëri kemi shumë nevojë edhe për këto.
Ju po na tregoni çdo ditë e çdo natë se Shqipëria nuk i ka humbur shpresat, se nuk i ka humbur bijat dhe bijtë e saj.
Në shenjë mirënjohjeje e përunjësie!
-Mynever Shuteriqi
-Fatmira Aliaj
-Floresha Dado
-Helena Kadare
-Flutura Acka
-Diana Çuli
-Lili Sula
-Vera Bekteshi
-Pranvera Bogdani
-Arlinda Dudaj
-Mimoza Ahmeti
-Natasha Lako
-Monika Stafa
-Diana Kastrati
-Mira Meksi
-Meri Lalaj
-Alda Bardhyli
-Mimoza Kore
-Rita Petro
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme











