Shkurt.ch
Gratë e Zvicrës sot kanë “Ditën e aksioneve”
Përmes aksioneve që zhvillojnë sot, gratë e Zvicrës dëshirojnë të sensibilizojnë opinionin për mospërmbushjen e plotë të barazisë gjinore
Sot shënohet në Zvicër Dita e Gruas. Bëhet fjalë për një eveniment specifik për Zvicrën, i cili organizohet më çdo 14 qershor, në shënim të grevës që e kishin organizuar gratë më 14 qershor të vitit 1991 për të kërkuar të drejtat e tyre.
Kështu, përmes aksioneve të ndryshme që zhvillojnë gjatë kësaj dite, gratë e Zvicrës dëshirojnë të sensibilizojnë opinionin për mospërmbushjen e plotë të barazisë gjinore në këtë vend.
Edhe sot, 20 vite pas grevës, gratë paguhen mesatarisht 20 për qind më pak se burrat, me gjithë faktin se në kushtetutë barazia e pagës është futur që prej 30 vitesh, përkujtojnë organizueset e Ditës së Gruas.
Ndërkaq, sipas ekspertëve, gjysma e dallimit në rroga, në favor të meshkujve vjen nga shkalla më e lartë e arsimimit të tyre, nga numri më i madh i viteve të punës dhe nga pozitat më të larta të tyre. Por, gjysma tjetër e dallimit (10%) ka të bëjë me siguri me diskriminimin.
Sot, rreth 59 organizata, parti dhe sindikata kanë shpallur ditën e aksioneve kundër diskrimi8nimit të gruas. Me moton “Kujdes, gratë po nisen” kanë filluar sot aktivitete të ndryshme. Në Bernë mbahet manifestimi qendror.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













