Shkurt.ch
Gratë ende të nënpërfaqësuara në pozicionet e menaxhimit
Mesatarisht rreth 19% e anëtarëve të komiteteve ekzekutive dhe bordeve të drejtorëve janë gra në firmat zvicerane, tregon studimi i kompanisë së auditimit dhe bordit EY, i publikuar të martën në prag të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të grave, më 8 Mars
Gratë luftojnë më vështirësi për të hyrë në sferat drejtuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Zvicër. Ato zënë një të pestën e pozicioneve të menaxhimit, sipas një studimi. Kjo përqindje është në rritje, por ka ende nevojë për përpjekje të tjera.
Mesatarisht rreth 19% e anëtarëve të komiteteve ekzekutive dhe bordeve të drejtorëve janë gra në firmat zvicerane, tregon studimi i kompanisë së auditimit dhe bordit EY, i publikuar të martën në prag të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të grave, më 8 Mars. Pjesa e tyre ishte 17% dy vjet më parë.
Kompanitë janë ende larg barazisë në menaxhimin e tyre, thuhet në EY. “Ekonomia zvicerane duhet të kalojë sfidat dhe të diversifikojë menaxhimin e saj”, nënvizon Marcel Stalder, drejtues i EY në Zvicër.
Ndërkohë, numri i bizneseve të drejtuara nga burrat është në rënie. Pjesa e tyre aktualisht qëndron në 35% kundrejt 41% më 2015. Pabarazitë rajonale paraqiten: përqindja e firmave të drejtuara vetëm nga meshkujt është pak më shumë se një e katërta (27%) në Zvicrën perëndimore, ndërsa është më e lartë në pjesën gjermanishtfolëse të Zvicrës, me 38%.
Bizneset e vogla, më shumë gra në poste drejtuese
Dallimet janë të dukshme në të gjitha fushat e industrisë. Njëzet e tetë për qind të grave gjenden në pozita udhëheqëse në shërbime, 18% në sektorin e tregtisë, 15% në shkencat e jetës, 15% në industri dhe 13% në sektorin e ndërtimit dhe të energjisë.
Bizneset e vogla, të cilat gjenerojnë një xhiro prej deri në 30 milionë CHF, mesatarisht punësojnë 21% gra në poste drejtuese. Në kompanitë më të rëndësishme, ose me një qarkullim që tejkalon 100 milionë franga, pjesa arrit në vetëm 13%.
Mesatarisht, një e pesta e kompanive të anketuara praktikojnë “promovimin aktiv të grave”, sipas EY. Kështu këto firma ofrojnë orare fleksible të punës (9%), trajnime në shënjestër për të promovuar karrierën e grave (7%) apo formojnë poste drejtuese brenda firmës (5%).
Lehtë për t’u rekrutuar
Studimet tregojnë se kompanitë që punojnë më së miri angazhojnë më shumë gra në qarqet kryesore të udhëheqjes.
Studimi EY është i bazuar në 700 firma që punësojnë 30 deri në 2000 punonjës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











