Shkurt.ch
Gratë në Zvicër paguhen 20% më pak se burrat
Gratë përbëjnë shumicën e atyre që punojnë në degët ku paga mesatare është nën 4000 franga. Nga ana tjetër, vendet e punës me paga mbi 8000 franga në muaj janë të zëna me shumicë nga burrat
Me gjithë përparimet e arritura, gratë edhe në Zvicër vazhdojnë të paguhen më pak se burrat. Kështu, në ekonominë private ato janë 20 për qind më pak të paguara ndërsa në sektorin publik, pagat e tyre janë 17 për qind më të ulëta se ato të kolegëve të tyre.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga Zyra Federale për Statistikë dhe flasin për vitin 2014 pasi që ato për vitet e mëvonshme ende nuk janë përgatitur, shkruan srf.ch. Por, në vitin e përmendur ka pasur një përparim në krahasim me vitij 2010, kur dallimi në sektorin privat ishte 24 për qind në dëm të grave.
Ndryshimet kaq të mëdha në nivelin e të ardhurave në mes të dy gjinive vinë si pasojë edhe e degëve ekonomike në të cilat punojnë shumica nga gjinia e caktuar, transmeton albinfo.ch. Kështu, gratë përbëjnë shumicën e atyre që punojnë në degët ku paga bruto për një vend pune me orar të plotë është nën 4000 franga. Nga ana tjetër, vendet e punës me paga mbi 8000 franga në muaj janë të zëna me shumicë nga burrat.
Po ashtu, dallimet mund të shpjegohen edhe me shkallën e arsimit që ndryshon në mes të meshkujve dhe femrave por edhe me vitet e shërbimit. Megjithatë, një pjesë e dallimit kaq të madh në të ardhura, mbetet e pasqaruar.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











