Lajme
“Gratë nga Srebrenica”, ekspozitë në Gjermani
40 gra, 40 rrëfime personale, 40 tragjedi të lidhura në varg, dhe me aq shumë dhembje saqë ajo mund të vërehet lehtë edhe me sy
40 fotografi bardh e zi janë të realizuara nga fotografit boshnjak Sead Husic, dhe secila prej të tyre tregon nga një rrëfim personal.
Të gjitha janë të ekspozuar në ekspozitën “Gratë nga Srebrenica” në Cubus Kunsthalle të Duisburgut në Gjermani, transmeton Express
17 vjet kanë kaluar në ndërkohë nga masakra e Srebrenicës, në të cilën disa nga gratë e atjeshme humbën “vetëm”djemtë e burrat, disa “vetëm” vëllezërit e dajët, edhe pse shumica e tyre humbën krejt çka patën.
Për herë të parë 40 gra u portretizuan nga fotografi boshnjak Sead Husic. Me këtë ai dëshiron të kujton krimin më të madh në Evropë.
“Kjo është diçka e vështirë që të kuptohet. Mundohuni të paramendoni që përnjëherë të mbeteni pa krejt anëtarët meshkuj të familjes. Një grua këtu vërtet i ka humbur 70 anëtarë të familjes. Nuk e di se çka ishte më vështirë të dëgjoje; faktin që disa kishin humbur fëmijët – djemtë me moshë 9 ose 12-vjeçare – apo ato që i humbën burrat e vëllezërit. Mirëpo, ja që mua ‘m’u desh’ të dëgjoja, sepse përjetimet iu takonin vetëm atyre. Secila veç e veç, për vite të tëra…”, kujton autori i fotografive “Gratë nga Srebrenica”, Sead Husic.
Ekspozita mbetet e hapur deri më 15 korrik 2012.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











