Kosova
Gratë nga Suedia bëjnë me shtëpi një familje në Ferizaj
“Gratë Shqiptare të Suedisë” kanë ndihmuar që një familje nga Ferizaj, e cila jetonte në kushte shumë të vështira të bëhet me shtëpi
Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuojë në Kosovë. Përjashtim nuk bëjnë as organizatat shqiptare që udhëhiqen nga femrat, madje këto organizata japin ndihma të mëdha.
Kështu ka ndodhur edhe së fundi, ku femrat shqiptare që jetojnë në Suedi kanë bërë me shtëpi një familje nga Ferizaj, përcjell albinfo.ch.
“Familja e Naser Nuredinit nga fshati Fushë e Madhe për një kohë të gjatë kishte jetuar në kushte të mjerueshme banimi e rrezikuar çdo ditë nga shembja e shtëpisë, gjarprinjtë e insekte të tjera. Pasi siguruan donacionet, shtëpia e re do të ndërtohet në fshatin Softaj, që pritet të jetë ë gatshme për banim brenda muajit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Themelin e kanë vënë zyrtarët e Komunës, si dhe përfaqësuesja “Gratë Shqiptare të Suedisë”, Arta Krasniqi.
Vlera e projektit është rreth 12 mijë euro nga të cilat 1 mijë i ka dhënë zyra e kryetarit të komunës, 20 përiqnd të vlerës do të participojë kompania “Agoni” që do të ndërtojë shtëpinë dhe pjesën më të madhe donatorët nga Suedia.
Arta Krasniqi përfaqësuese e grave nga Suedia tha se kjo organizatë ka ndërtuar shumë shtëpi nëpër Kosovë dhe do të angazhohet edhe më tutje që familjet e pastreha të përfitojnë nga këto mjetet humanitare. Ajo shtoi se nëpër festat që organizohen gjithmonë mendohet për familjet në nevojë të cilat janë të shumta edhe më tutje në gjithë Kosovën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














