Gruaja
Gratë të tmerruara: u vidhen flokët në mes të rrugës
Flokët e vjedhura u shiten më pas punëtorive që merren me këtë treg. Policia has në shumë vështirësi për të kapur këta hajdutë
Gratë e Venezuelës janë të tmerruara. Për të furnizuar tregun shumë popullor të ngjitjes së flokëve natyrale, hajnat nuk hezitojnë të sulmojnë gratë në mes të ditës për të prerë flokët e tyre. “Ne jemi të detyruara të mbajmë flokët e shkurtra në Maracaibo,” dëshmoi të hënën Egmari Villareal në gazetën Panorama. Për këtë, hajnat kanë në shënjestër gratë me flokë të gjata dhe të drejta.
Flokët e vjedhura u shiten më pas punëtorive që merren me këtë treg. Policia has në shumë vështirësi për të kapur këta hajdutë. “Viktimat nuk guxojnë të ankohen. Ato nuk duan të rrezikohen nga hakmarrja e kriminelëve”, shpjegon komisioneri.
Mafia kapilare është quajtur “Piranhas” dhe kjo vepron kudo: në rrugë, në plazh ose në qendra të ndryshme. Këta mafiozë nuk hezitojnë të kërcënojnë viktimat edhe me armë, për të marrë flokët e tyre të çmuara.
Shkaktari i kësaj forme të re të krimit është varfëria që mbretëron në këtë vend të Amerikës Latine. 60% e këtyre hajnave janë pjesë e një popullate shumë të vërfër, sipas gazetës Globovision. Ata përfitojnë nga moda re për ngjitje të flokëve natyrale. Venezuela nuk është vendi i vetëm i prekur nga kjo dukuri. Në Brazil, vjedhjet e flokëve janë gjithashtu të zakonshme. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo ndodh ndonjëherë.
Në SHBA janë shënuar edhe plaçkitje të armatosura për vjedhjen e stoqeve të tëra me flokë natyrale. Në Miçigan, një shitës u vra në vitin 2011 gjatë një grabitje ndërsa në Hjuston, hajnat patën ikur me një plaçkë flokësh me një vlerë prej 160,000 dollarësh.
Ngjitja e flokëve, një treg prej një miliard frangash
Sipas vlerësimeve, tregu global për produktet e flokëve natyrore realizon rreth 1 miliard franga, thuhet në një sondazh të gazetarit britanik Carney Scott. Më shumë se 80% të flokëve vinë nga India.Të varfrit shesin flokët e tyre nga varfëria e madhe.
Pas Indisë, vendet e Europës Jug-Lindore, Azia dhe Kina janë bërë furnizuesit më të mëdhenj. Së fundi, Ukraina dhe Moldavia mund të ofrojnë flokë bjonde për 40 franga një kilogram, kundrejt 10 frangave për kilogramin e flokëve të zeza indiane.
Pasi që kalojnë përmes ndërmjetësuesve të ndryshëm, këto produkte fitojnë një vlerë prej 3700 frangave për kilogram në Londër apo Paris. Megjithatë, këto shuma janë të pakëta në qoftë se marrim parasysh se njerëzimi shpenzon rreth 70 miliardë franga për kujdesin e flokëve. Pra, prodhuesit e shamponëve dhe mjeteve tjera kozmetike për flokë kanë një të ardhme të ndritshme përpara tyre.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












