Lajme
Gratë zvicerane, më pak fëmijë sesa gratë në Kosovë e Shqipëri
Gratë në Zvicër kanë më pak fëmijë, por edhe më vonë në moshë
Një fëmijë i parë në mesin e të tridhjetave? Kjo nuk është më një dukuri e rrallë në Zvicër, ku shumë gra tani vendosin të kenë një fëmijë mjaft vonë – mesatarisht në moshën 30.9 vjeç. Njëzet vjet më parë, mosha mesatare për të pasur një fëmijë të parë ishte 28.3 vjeç, përcjell tutje albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Instituti Max Planck dhe Universiteti i Vjenës, mosha e një nëne me lindjen e fëmijës së saj të parë është rritur në të gjitha vendet e Organizatës për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD) në dekadat e kaluara. Mesatarisht, gratë në vendet e OECD ishin 28.9 vjeç, kur ato kishin fëmijën e tyre të parë.
Por vetëm në Spanjë nënat për herë të parë ishin më të vjetra se në Zvicër.
Gratë zvicerane kanë mesatarisht 1.52 fëmijë – një shifër që ka mbetur relativisht konstante që nga viti 1990. Gratë e huaja që jetojnë në Zvicër kanë, mesatarisht, më shumë fëmijë sesa gratë zvicerane.
Por këtu, në kontekstin evropian, gratë zvicerane janë vetëm pak më poshtë se mesatarja: sipas të dhënave nga Qendra Wittgenstein për Demografi dhe Kapitali Global i Njeriut në Vjenë, gratë në Spanjë, Itali, Qipro dhe Rumani, për shembull, kanë edhe më pak fëmijë.
Nga ana tjetër, gratë në Gjeorgji, Turqi dhe Francë kanë më së shumti fëmijë.
Mesatarja në Kosovë ishte 1.69 fëmijë, kurse 1.56 në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













