Muzikë
Graz: Shoqata “Atdheu” edhe këtë vit do të organizojë Ditën Kulturore Shqiptare
Kjo është hera e pestë që kjo festë organizohet nga Shoqata "Atdheu", e cila që nga viti 2006 është aktive me aktivitete kulturore, sportive dhe artistike për komunitetin shqiptar në Austri.
Bëhet e ditur se shoqata “Atdheu” do të organizoj më 15 Qershor 2025, në qytetin e Graz-it, Ditën Kulturore Shqiptare, një festë madhështore që do të na bashkojë të gjithëve familjarë, fëmijë dhe komunitetin mbarëshqiptar për të festuar së bashku kulturën, traditat dhe vlerat tona kombëtare, transmeton albinfo.at.
Ky event do tl të mbahet në Josef Huber-Gasse 26, 8020 Graz nga ora 13:00 deri 18:00.
Vlen të theksohet se kko është hera e pestë që kjo festë organizohet nga Shoqata “Atdheu”, e cila që nga viti 2006 është aktive me aktivitete kulturore, sportive dhe artistike për komunitetin shqiptar në Austri.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të prezantojmë para komuniteteve të huaja në Graz kulturën dhe trashëgiminë tonë shqiptare, si dhe të forcojmë lidhjet familjare, shoqërore dhe brez pas brezi, transmeton tutje albinfo.at.
Kryetari i Shoqatës “Atdheu”, z. Bashkim Shala, falënderon nga zemra të gjithë bashkatdhetarët në Graz për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre të vazhdueshme në çdo aktivitet të Shoqatës.
Për informata më të hollësishme kontaktoni në:
Tel: 0676 637 6200
Ju mirëpret përzemërsisht Shoqata “Atdheu” dhe Këshilli Organizativ!
Ejani të festojmë së bashku për kulturën, për traditën, për Atdheun.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











