Lajme
Greqi: Të vdekurit merrnin ende pensione
1400 persona kanë vazhduar t’i marrin pensionet e tyre me vite edhe pas vdekjes
Arka kryesore e pensioneve greke IKA ka shpenzuar 1.8 milionë euro duke u paguar pensione 1400 personave, kurse këta kishin lindur para vitit 1920 dhe kishin vdekur para shumë viteve, ka njoftuar Ministria e Punës dhe e Sigurimit Shoqëror, njofton e përditshmja “20 Minutes”.
Përpos angazhimit të saj për të ripërpiluar listat e pensionistëve, IKA do të lansojë një anketë për t’i rikthyer shumat e derdhura deri tani. Anketa në fjalë ka për cak familjet që nuk e kanë deklaruar vdekje e të afërmve të tyre apo llogaritë bankare në të cilat shumat në fjalë janë derdhur, por që kurrë nuk janë tërhequr.
Kjo informatë pasoi pas një skandali të para disa ditëve, kur u bë i njoftur lajmi se në një ishull grek më shumë se 600 persona të “verbër” përfitonin beneficione shtetërore për të hendikepuar.
Vlen të përmendet se këto masa ndërlidhen me planin e kursimit drakonik të Unionit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj shpenzimeve publike të shtetit tgrek, i cili përballohet me një borxh të madh publik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










