Lajme
Greqia ka rol qendror në pavarësimin nga gazi rus
Çelësi për pavarësinë totale të Evropës Juglindore nga gazi rus është infrastruktura e re e importit dhe tranzitit të gazit që po zhvillohet në Greqi, sipas një njoftimi të Komisionit Evropian.
Krahas projekteve që po zbatohen, Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë javën e kaluar nxori një opinion pozitiv për ndërtimin e gazsjellësit ”EastMed” (Qipro-Greqi-Itali), duke specifikuar kërkesat paraprake mjedisore të projektit.
Tubacioni greko-bullgar i gazit natyror, i cili pritet të vihet në punë gjatë verës, rezervuari i ri i gazit natyror të lëngshëm në Revythousa, i cili gjithashtu pritet të funksionojë në verë, rezervuari lundrues i gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis më 2023 janë projektet e para që Komisioni Evropian përfshiu në njoftimet e bëra javën e kaluar për programin e BE-së RePower.
Ky program synon zëvendësimin e gazit dhe hidrokarbureve ruse, pavarësisht origjinës, me zhvillim të mëtejshëm të burimeve të rinovueshme, diversifikimin e burimeve të furnizimit, fuqizimin e kursimeve të energjisë etj. /ANA
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar FOPH: "Kulmi i valës së gripit u arrit në javën e parë të vitit, katër javë... -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025 -
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim












