Kosova
Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur janë Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, transmeton albinfo.ch.
Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku pas takimit në një konferencë të përbashkët për media, tha se Greqia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Bakoyannis u shpreh se ka shumë gjëra që i bashkojnë Athinën dhe Prishtinën, e në këtë kontekst ai tha se do të shikojnë mundësinë se si të bashkëpunojnë në mes vete.
Ai tha se Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa përmendi se si shtet do të jenë të gatshëm për sezonin e verës për të pritur turistët edhe nga Kosova.
“Dy gjëra, e para, ne duam që gjithnjë e më shumë njerëz nga Kosova të vizitojnë Athinën, ne ju mirëpresim, lajmi i mirë është se vaksinimi po përparon shumë shpejt në Greqi, dhe që numri i pacientëve të hospitalizuar është në rënie. Kështu që, ne besojmë se do të jemi në gjendje të hapim vendin tonë për vizitorët dhe turistët sa më shpejt të jetë e mundur, duke u siguruar që të gjithë ata që na vizitojnë, do të ndihen të sigurt. Nuk ka të bëjë vetëm me mikpritjen, nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin dhe detin, ka të bëjë me ndjenjën e sigurisë në Athinë dhe ne do të sigurohemi që të mbrojmë shëndetin e banorëve dhe vizitorëve tanë. Dhe sigurisht, në këtë kontekst, jam i sigurt dëshironi ta dini, Greqia mbështet liberalizimin e vizave, ne në të vërtetë jemi mbështetës të suksesit evropian të Kosovës”, tha ai.
Derisa Greqia, edhe pse nuk e njeh ende Kosovën si shtet, do ta mbështesë liberalizimin e vizave, si duhet të veprohet me shtetet e tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën, rrjedhimisht nuk janë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës?
Lidhur me këtë kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025













