Bota
Greqia mund të pezullohet nga Shengeni
Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë një ultimatum tre mujor
Greqia do të përballet me pezullim të antarësimit në Zonën e Shengenit për lëvizjen pa viza nëse nuk nuk e kthen kontrollin e kufijve të Bashkimit Evropinan.
Këtë duhet ta bëjë për tre muaj ngase Bashkimi Evropian miratoi të premten një dokument me një numër rekomandimesh për masa që duhet të marrë Greqia, përfshirë procedurat e regjistrimit, kontrollin e ujërave territoriale, procedurat e kontrollit kufitar, analizimin e kërcënimeve, trajnimin e personelit, përmirësime në infrastrukturë, pajisje dhe bashkëpunim ndërkombëtar, raportojnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch
Një raport i nxjerrë në fillim të muajit nga Komisioni Evropian arrin në përfundimin se Greqia nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar fluksin e refugjatëve në territorin e saj, me destinacion Evropën veriore.
Zona e Shengenit mundëson lëvizjen pa viza për shtetasit e 26 vendeve anëtare të BE, por edhe për shtetas të tjerë që ndodhen brenda territorit të Bashkimit Evropian.
Disa vende evropiane kanë vendosur kontrolle të përkohëshme kufiri për të penguar dyndjen e refugjatëve.
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit thotë se mbi 83 mijë refugjatë mbërritën në Evropë këtë vit dhe 77 300 prej tyre zbritën në Greqi pas udhëtimit përmes detit nga Turqia.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










