Lajme
Greqia në alarm për turizmin, Ministri niset urgjent në Berlin, Varshavë dhe Londër
Ministri i Turizmit, Xaris Theoharis, është nisur urgjent në Berlin, Varshavë dhe më pas në Londër për të biseduar me autoritetet dhe zyrat e mëdha turistike të këtyre vendeve.
Menjëherë pasi është mësuar lajmi se Greqia nuk është në listën jeshile të 12 vendeve pa karantinë që do të mund të vizitojnë turistët britanikë dhe gjermanë pas 17 majit për shkak të situatës epidemiologjike ende të rënduar, qeveria greke është vënë në alarm për të shpëtuar turizmin, sektorin e saj kryesor të ekonomisë, pasi filluan edhe anulimet e para të rezervimeve.
Ministri i Turizmit, Xaris Theoharis, është nisur urgjent në Berlin, Varshavë dhe më pas në Londër për të biseduar me autoritetet dhe zyrat e mëdha turistike të këtyre vendeve.
Berlini dhe Londra kane cilësuar se Greqia, ashtu si edhe Spanja e Franca janë ende në hartën me ngjyrë portokalle dhe jo jeshile, ndaj dhe të gjithë ata që duan t’i vizitojnë ato kur të kthehen, duhet t’i nënshtrohen një karantine 10 ditore. Vërtet që masa në fjalë është e përkohshme dhe do të shqyrtohet përsëri në fund të majit, por Athina kërkon të mos humbasë as edhe një ditë, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Tregu britanik është tregu i dytë më i rëndësishëm për turizmin grek, pas atij gjerman, pasi në 2019 kanë vizituar Greqinë 3.5 mln britanikë, që sollën edhe të ardhura prej 2.56 mld euro.
Ndërsa nga Gjermania mbërritën në të njëjtin vit 4 mln turistë me xhiro gati prej 3 mld euro. Edhe viti i kaluar, i cunguar për turizmin për shkak të pandemisë solli 1 mln britanikë dhe 1.5 mln gjermane, duke dhënë një frymëmarrje shprese për vendin.
Greqia vetëm kohët e fundit ka stabilizuar shkallën e saj të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 pas një rritje që filloi në mars dhe vazhdoi deri së fundmi me një mesatare rastesh ditore mbi 2000 dhe vdekjesh mbi 75, kur numri i viktimave ka shkuar rreth 11000.
Me mbi 10% të popullsisë të vaksinuar plotësisht dhe 24% me një dozë, autoritetet kanë njoftuar lehtësime të masave prej kësaj jave duke filluar me hapjen e shkollave dhe kopshteve, apo dhe më pas me lëvizjen e lirë mes 54 rajoneve administrative të vendit, duke pasur besim se vaksinimi masiv i popullsisë do të sjellë shumë shpejt një valë të madhe turistësh në vend.
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit 369 punonjës janë të prekur ... -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor










