Kosova
Greqia nuk ndryshon qëndrim për pavarësinë e Kosovës
Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar, duke mos e njohur pavarësinë e saj. Kështu deklaroi presidentja greke, Katerina Sakelaropoulou, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiq.
Sakelaropoulou u shpreh se Greqia mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme që do të ruajë stabilitetin në rajon, përcjell albinfo.ch.
Duke folur për integrimin evropian të Serbisë, presidentja greke nënvizoi se Greqia gjithmonë ka menduar se Serbia i përket familjes evropiane.
Ndër të tjera, ajo ka shprehur nevojën që Serbia të anëtarësohet në BE dhe për mbështjetjen ndaj saj në këtë drejtim./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











