Lajme
Greqia, pro anëtarësimit të Kosovës në BERZH
Pas anëtarësimit të Kosovës në BB dhe FMN, Kosova ka bërë pandërprerë përpjekje për anëtarësim edhe në BERZH
Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, megjithëse politika helene deri më tash konsiderohet si më pozitivja në krahasim me katër anëtaret tjerë të BE-së, Spanjës, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë që nuk e pranojnë pavarësinë.
Kjo politikë do të konfirmohet edhe më 8 shtator kur shefi i diplomacisë greke, Stavros Lambrinidis, do të vizitojë kryeqytetin kosovar.
Zëri shkruan duke cituar një burim diplomatik ndërkombëtar se atë ditë kryediplomati helen, gjatë takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, pritet ta zyrtarizojë edhe përkrahjen greke për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Pas anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kosova ka bërë pandërprerë përpjekje për anëtarësim edhe në BERZH.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











