Botë
Greqia vendos taksë 20 euro për turistët që vizitojnë këto dy vende
Lëvizja e Greqisë kundër turizmit masiv dhe fluksit në rritje të anijeve turistike që ndalen në brigjet e saj do të finalizohet me vendosjen e një takse 20 euro, e cila do të vlejë fillimisht vetëm për dy ishujt, Mykonos dhe Santorini.
Plani për vendosjen e taksës është njoftuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në edicionin e 88-të të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, por mbetet ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi, shkruan A2.
“Greqia nuk ka një problem strukturor të mbiturizmit. Ajo ka një problem të përqendruar në disa destinacione dhe në disa javë apo muaj të vitit. Kroçeret vënë nën presion Mykonos dhe Santorini dhe për këtë arsye çmimi do të jetë 20 euro”, shpjegoi kreu i qeverisë së Athinës në një konferencë për shtyp.
Mitsotakis nuk specifikoi se kur do të hyjë në fuqi taksa e re, por shprehu shqetësimin për fluksin e anijeve turistike.
“Po aq e rëndësishme është ndërhyrja për numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë. Ne do të jemi mjaft të guximshëm në këtë pikë”, theksoi kryeministri grek, duke kujtuar edhe “rregullat e qëndrueshmërisë” në lidhje me infrastrukturën e re.
Në vitin 2023, rreth 800 kroçere me 1.3 milionë pasagjerë zbarkuan në ishullin e Santorinit ku jetojnë vetëm 15.500 banorë, sipas shoqatës greke të porteve.
Nga rekordi prej 32.7 milionë turistë që vizituan Greqinë vitin e kaluar, rreth 3.4 milionë, ose një në dhjetë vizitorë, shkuan në ishullin e Santorinit.
Për shkak të këtij fluksi të paprecedentë qeveria synon tanimë të ndërhyjë në numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë, duke e gjykuar të nevojshme të vërë frenat në ishujt ku po vihen në provë kufijtë e infrastrukturës.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Dëmet nga vaksinat kundër Covid: vetëm dy kërkesa për kompensim të pranuara deri më tani Mbi 400 kërkesa për kompensim dhe dëmshpërblime morale kanë mbërritur në Konfederatë... -
Donald Trump përsëri veçon Zvicrën në mbrojtje të tarifave -
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë












