Shkurt.ch
Grevë paralajmëruese e gardianëve të burgut Champ-Dollon
Burgu është i mbipopulluar ndërkohë që numri i personelit mbetet i vogël, shkruan srf.ch. Në një gjendje të tillë është e papërballueshme të punohet
Gardianët e burgut Champ-Dollon të Gjenevës kanë zhvilluar të enjten në mesditë një grevë dyorëshe. Gjatë kësaj kohe nuk kanë funksionuar punëtorë e burgut ashtu si dhe shërbimet tjera.
Përmes kësaj greve paralajmëruese, punëtorët e burgut aktualisht më të njohur të Zvicrës kanë ngritur zërin e protestës lidhur me situatën që po mbretëron në këtë burg. Sipas tyre burgu është i mbipopulluar ndërkohë që numri i personelit mbetet i vogël, shkruan srf.ch. Në një gjendje të tillë është e papërballueshme të punohet.
Për të përmbushur standardet e kërkuara nevojiten edhe 85 punëtorë tjerë, ka thënë kryetarja e sindikatës së policisë dhe gardianëve.
Siç dihet, gjatë muajit shkurt në burgun Champ-Dollon patën plasur disa rebelime të të burgosurve si dhe konflikte të dhunshme në mes tyre.
Kjo situatë konfliktuoze ka ardhur edhe si pasojë e kushteve jo normale që mbretërojnë në këtë burg.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














