Lajme
Gruaja 101-vjeçare gjermane vaksinohet kundër koronavirusit
Një grua 101-vjeçare gjermane u bë e para që mori një vaksinë kundër koronavirusit të shtunën, një ditë përpara fillimit zyrtar të fushatës së vaksinimit të vendit, njoftoi transmetuesi lokal MDR.
Gruaja, nga Halberstadt jeton në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, ku 40 banorë si dhe 11 personelë u vaksinuan, raportoi MDR.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha më herët të shtunën se kamionët ishin në rrugën e tyre për të shpërndarë vaksinën në shtëpitë e pleqve, të cilat janë të parët në radhë për të marrë vaksinën. Qeveria federale po planifikon të shpërndajë më shumë se 1.3 milion doza vaksinash tek autoritetet lokale të shëndetit deri në fund të këtij viti dhe rreth 700,000 në javë nga janari.
Nuk ka asnjë detyrim për tu vaksinuar. Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Gjermani u rrit nga 14,455 në 1,627,103, treguan të shtunën të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Më shumë se 29,000 njerëz kanë vdekur, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














