Bota
Bllokohet për 27 orë në ashensor, shpëton falë verës që kishte me vete
Në ashensor nuk kishte as buton emergjence
Një grua në Padova të Italisë mbeti e bllokuar për 27 orë në një ashensor, përcjell albinfo.ch.
Ajo po largonte disa gjëra nga apartamenti i saj dhe po i dërgonte në garazh, ku mes tjerash ishte edhe një shishe me verë.
Por, asaj iu bllokua ashensori dhe gruaja vuri re se telefonin nuk e kishte me vete.
Gjithashtu, në ashensor nuk kishte as buton emergjence, duke bërë që vetëm të bërtiste dëshpërimisht për të kërkuar ndihmë.
Por, gjërat po përkeqësoheshin, pasi në kabinë temperatura kishte arritur në 50 gradë celsius.
Ajo u gjet vetëm nga pastruesja, e cila më pas njoftoi autoritetet.
Gruaja tha se kishte pirë gjysmë litre verë për të shuar etjen dhe doktorët thanë se pija alkoolike e kishte shpëtuar atë nga dehidratimi.
Megjithatë, ajo nuk pati nevojë për tretman të mëtejshëm mjekësor.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











