Shkurt.ch
Zvicerania urdhërohet të mos publikojë foto të mbesës në internet
Urdhri erdhi pasi nëna e një vajze paraqiti një ankesë me shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve (KESB) në kantonin e Bernës, përcjell albinfo.ch.
Agjencia i dërgoi një letër gjyshes, duke i kërkuar asaj të ndalonte postimin e fotove dhe videove të vajzës në internet. Por gjyshja u përgjigj, duke thënë se asaj nuk duhet t’i thuhej çfarë të bënte. Ajo gjithashtu theksoi se nuk po postonte fotografi të zhveshura të fëmijës.
Kur gjyshja vazhdoi të postojë foto të fëmijës në internet, KESB e kërcënoi atë me dënim ligjor nëse ajo nuk pranon të ndalojë, përcjell albinfo.ch.
Konfliktet e tilla mbi imazhet e fëmijëve në mediat sociale janë gjithnjë e më të zakonshme në Zvicër, sipas KESB Bern.
Në komentet e bëra në gazetën zvicerane SonntagsZeitung, drejtoresha e agjencisë, Charlotte Christener, foli për një “problem të njohur“. Ajo tha se shpesh herë ndodh që një prind kërkonte që prindi tjetër të fshinte imazhet e fëmijës në internet, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, drejtuesi i KESB Patrick Fassbind tha se stafi i agjencisë shpesh hasi në imazhe në internet të fëmijëve, të cilat i detyronin ata t’i lajmëronin prindërit dhe t’i largonin ato.
Rreth 80 për qind e fëmijëve nën moshën dyvjeçare kanë një prani online, sipas firmës së sigurisë në internet AGV.
Një studim i kohëve të fundit në Zvicër zbuloi se publikimi i fotove të fëmijëve në internet përbënte një shkelje të të drejtave personale dhe rekomandoi që imazhet e fëmijëve të vegjël të mos publikoheshin në internet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











