Jeta në Zvicër
Gruas i kërkohet të kthejë 225 mijë franga, që mori asistencë sociale
Gruaja mendonte se shqetësimet e saj financiare kishin mbaruar, deri në vjeshtën e kaluar, kur ajo mori një letër nga Komuna, ku shkruhej se ajo duhet të paguante 224,866 franga, që ajo ka marrë në ndihmë sociale dhe duke kërkuar që ajo të nënshkruajë një marrëveshje për të paguar atë me këste prej 980 franga në muaj për 20 vjet
Sistemi i mirëqenies sociale të Zvicrës ka qenë në fokus të opinionit javën e fundit, pasi një gruaje në kantonin e Basel-Landit i është kërkuar që të kthejë pas 224,866 franga, që mori asistencë sociale gjatë një periudhe nëntëvjeçare, shkruan albinfo.ch.
Gruaja 43-vjeçare, e cila jeton në Münchenstein, filloi të merrte asistencë sociale në vitin 2003, pasi ajo nuk ishte në gjendje të punonte për shkak të lindjes së djalit të saj të lindur para kohe dhe që kishte nevojë për kujdes të përhershëm, njoftoi transmetuesi “SRF”.
Martesa e saj më pas u prish dhe ish-burri i saj nuk ishte në gjendje të paguante alimentacion të mjaftueshëm, duke e lënë gruan në vështirësi serioze financiare. Ajo mbeti me përfitime nga ndihmat sociale deri në vitin 2012, kur ajo gjeti një punë të mirë, ku fitonte 6.700 franga në muaj, sipas SRF.
Gruaja mendonte se shqetësimet e saj financiare kishin mbaruar, deri në vjeshtën e kaluar, kur ajo mori një letër nga Komuna, ku shkruhej se ajo duhet të paguante 224,866 franga, që ajo ka marrë në ndihmë sociale dhe duke kërkuar që ajo të nënshkruajë një marrëveshje për të paguar atë me këste prej 980 franga në muaj për 20 vjet.
Sistemi i mirëqenies së Zvicrës kërkon që pagesat e asistencës sociale të rimbursohen në disa rrethana. Megjithatë, sistemi rregullohet në nivel kantonal dhe rregullat ndryshojnë nga kantoni në kanton.
Avokati i saj, Pierre Heusser, ka pranuar që përfitimet të paguhen në rrethana të caktuara, por ai kritikoi mënyrën në të cilën komuna e Münzenstein ka shkuar në lidhje me këtë rast.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











