Lajme
Gruevski e Ahmeti, fitojnë zgjedhjet në Maqedoni
VMRO DPMNE, ka fituar 53 deputetë, LSDM-ja ka fituar 43 deputetë, BDI ka fituar 14 deputetë, PDSH 8 deputetë, RDK me 2 deputetë
VMRO-DPMNE dhe BDI fituan zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare.VMRO-DPMNE ka shënuar epërsi te kampi politik maqedonas, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim te kampi politik shqiptar, ka kumtuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Boris Kondarko, pak pas mesnate, pas përpunimit të rezultateve nga 98 për qind e vendvotimeve, raporton REL.Edhe asociacioni qytetar “Most”, i cili vëzhgoi zgjedhjet, ka publikuar rezultatet e para preliminare duke nxjerrë numrat e deputetëve.Sipas këtyre të dhënave të para, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO DPMNE, ka fituar 53 deputetë, Lidhja Social-Demokrate ka fituar 43 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 14 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 8 deputetë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare 2 deputetë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjithashtu ka uruar elektoratin shqiptar për fitoren në këto zgjedhje, duke theksuar se partinë e tij e presin përgjegjësi të mëdha.
Liderët e partive opozitare, menjëherë pas shpalljes së këtyre rezultateve, kanë uruar fitoren e kundërshtarëve politikë, duke u zotuar se interesat e qytetarëve do t’i mbrojnë duke vepruar si opozitë e fuqishme.Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në këto zgjedhje, tha se është i kënaqur nga rezultati, pasi partia e tij ka dyfishuar numrin e deputetëve. Kjo, siç u shpreh Cërvenkoski, e bën jokomod kolltukun e kryeministrit me një opozitë të fuqishme.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











