Lajme
Gruevski, mandatar për qeverinë e re?
Nikolla Gruevski pritet ta marrë mandatin për formim të qeverisë më së voni deri më 9 janar, por nuk përjashtohet mundësia që ta marrë edhe më herët. Ai ka afat prej 20 ditësh për koalicion...
Deri në fillim të javës së ardhshme, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, duhet ta mandatoj kandidatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Sipas Kushtetutës maqedonase, 10 ditë pas konstituimit të Parlamentit, presidenti ia jep mandatin partisë fituese për themelimin e qeveris së re.
Siç raportojnë mediet në Shkup, Ivanov pa marrë parasysh nëse do të arrijë të krijojë shumicë prej 61 deputetëve ose jo, Nikolla Gruevski do të jetë mandatar për formimin e Qeverisë.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski.
“VMRO fitoi në këto zgjedhje dhe e ka legjitimitetin dhe përkrahjen e plotë të popullit për të themeluar qeverinë. VMRO-DPMNE ka obligim që të bëjë gjithçka që ta plotësojë vullnetin e shumicës së popullit. Mandatar i VMRO-DPMNE-së për të formuar qeverinë ende është Nikolla Gruevski. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Ai ishte bartës i të gjitha aktiviteteve parazgjedhore dhe fitoi besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Kotevski, citon Lajm.
Gruevski pritet ta marrë mandatin për formim të qeverisë më së voni deri më 9 janar, por nuk përjashtohet mundësia që ta marrë edhe më herët. Por, ekziston interpretimi se atij nuk i takon mandati deri sa mos të dëshmojë se posedon përkrahjen e 61 deputetëve.
“Unë si president jam i lidhur me Kushtetutën, pas konstituimit të Kuvendit, në afat prej 10 ditësh duhet ta jam mandatin për, pastaj mandatari ka 20 ditë që të formojë Qeverinë e cila duhet të fitojë shumicën në Parlament”, tha presidenti Ivanov pas vizitës së pjesëtarëve të ARM-së në depon ushtarake “Erebino”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













