CH-Ballkani
Gruevski tregon si kaloi nga Maqedonia në Shqipëri, e më pas në Hungari
“Shumë lehtë kalova nga Maqedonia në Shqipëri, u lajmërova në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë, ku edhe kërkova azil politik dhe nga aty erdha në Hungari, ku duke u nisur nga fakti që për një kohë të gjatë isha kryeministër dhe për shkaqe sigurie u mor vendimi që të transportohem në Hungari”, deklaroi nga Budapesti ish-kryeministri maqedonas i akuzuar dhe deputeti Nikolla Gruveski, i cili u arratis nga Maqedonia ditën kur u dha vendimi për paraburgim.
Gruevski këtë e tha në një intervistë ekskluzive për televizionin Sitel, që u realizua në Budapest., transmeton Sdk.mk, përcjell albinfo.ch.
Deri sa ishte në pushtet, televizioni Sitel gjithmonë ishte zgjidhja e Gruevskit për të komunikuar me publikun. Edhe në bisedat e përgjuara u zbulua se Siteli ishte në shërbim të regjimit të Gruevskit. PSP ngriti akuzë për fshehje të tatimit të redaktorëve Ivona Talevska e cila fitoi dënim me kusht për dy vite për rastin ‘Tifani’ dhe për Dragan Pavloviq-Latas, për të cilin ende vazhdon gjykimi.
Gruevski në intervistën nga Budapesti, nuk zbuloi se a ka përdorur kartën e identitetit për t’u larguar nga Maqedonia, por tha se shërbimet e sigurisë dhe MPB duhet të punojnë dhe vetë të zbulojnë këtë enigmë. Nga Shqipëria deri në Hungari ai tha se ka lëvizur me kartë identiteti, kurse në Hungari ka hyrë falë dokumentit të marrë nga ambasada hungareze në Tiranë.
“Qeveria mundet diçka tjetër keq të më bëjë, kurse për të më ndihmuar, jo”, iu përgjigj ai gazetares në pyetjen se a është ndihmuar nga ndonjëri në qeveri për tu arratisur.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











