Bota
Guvernatorët brazilianë kërkojnë nga presidenti që ta pranojë ndihmën për zjarret
Zyrtarët qeveritarë thanë se do t’i pranonin këto ndihma, nëse qeveria e kontrollon mënyrën e shpenzimit të tyre.
Guvernatorët e nëntë rajoneve braziliane, të cilat janë prekur më së shumti nga numri i madh i zjarreve në pyje, kanë kërkuar nga presidenti i tyre, Jair Bolsonaro, që ta pranojë ndihmën ndërkombëtare për t’i luftuar zjarret.
Bolsonaro ditë më parë e refuzoi ndihmën financiare prej 22 milionë dollarësh nga shtetet e grupit G7 për shkak të një mosmarrëveshjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron, përcjellë albinfo.ch
Sidoqoftë, pas takimit mes guvernatorëve dhe presidentit, qeveria e ndryshoi pozicionin e saj për ndihmat. Zyrtarët qeveritarë thanë se do t’i pranonin këto ndihma, nëse qeveria e kontrollon mënyrën e shpenzimit të tyre.
Një numër rekord i zjarreve janë përhapur në rajonin malor të Amazonës në Brazil. Ky vend ka rëndësi të madhe për shkak të thithjes së dyoksidit të karbonit dhe ngadalësimit të ngrohjes globale.
Pas rritjes së shqetësimit në komunitetin ndërkombëtar, liderët e shtatë shteteve të zhvilluara u zotuan se do t’i dhurojnë 22 milionë dollarë për t’i luftuar zjarret në Brazil.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e udhëhoqi samitin e G7-ës, tha se fondet do të dhurohen menjëherë për të dërguar më shumë aeroplanë me ujë në zonat ku ka zjarre aktive.
Pasi fillimisht e kishte refuzuar këtë ndihmë, presidenti brazilian e zbuti qëndrimin të martën duke thënë se do ta shqyrtojë pranimin e të hollave, nëse presidenti francez i kërkon falje për fyerjen që ia bëri kur e quajti gënjeshtar, shkruan “BBC”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













