Maqedonia
Haçison: Maqedonia shpejt mund të bëhet anëtare e NATO-s
Sipas tij Aleanca e NATO-s ka politikë të "dyerve të hapura" për anëtare të reja, por ato duhet të përmbushin standarde të caktuara demokratike dhe ushtarake
Maqedonia është vendi i ardhshëm që mund t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO dhe e mbështes, por problemi është emri “Maqedonia” i cili mund të jetë i pranueshëm edhe për Greqinë, deklaroi ambasadori i përhershëm i SHBA-së në NATO, Kej Bejli Haçison në intervistën për “Uashington post”.
Sipas tij Aleanca e NATO-s ka politikë të “dyerve të hapura” për anëtare të reja, por ato duhet të përmbushin standarde të caktuara demokratike dhe ushtarake.
“Para 10-15 viteve pati debat dhe është marrë vendim që të kemi politikë të dyerve të hapura dhe t’i inkuadrojmë vendet Ballkanike dhe Baltike, mendoj se të gjithë e shohin Maqedoninë dhe përmbushjen e këtyre standardeve. Ka edhe pak deri te përmbushja e plotë, por besoj se nëse thonë se janë afër marrëveshjes për kontestin me emrin, ndërsa ne dëshirojmë të kenë emër siç ata duan apo në ndonjë formë tjetër, por duhet të ketë konsensus unanim. Mendoj se janë shumë afër. SHBA-ja i mbështet dhe nëse mund ta përmbushin pjesën e fundit në planin e brendshëm dhe të punojnë drejt zgjedhjeve të lira dhe qeverisë së fortë, atëherë do të jetë vendi i ardhshëm anëtar”, deklaroi Haçison.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












