Futboll
Hadërgjonaj fillon stërvitjet me Kosovën
Pesë prej 25 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë kanë zbritur sot në fushën e gjelbër të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Samir Ujkani, Visar Bekaj, Atdhe Nuhiu, Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët tashmë ndodhen në Kosovë, i kanë filluar stërvitjet për dy ndeshjet e qershorit nën përkujdesjen e trajnerit të përgatitjes fizike, Thomas Richard dhe trajnerit të portierëve, Ahmet Beselica, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht futbollistët i kanë dëshiruar mirëseardhje Florent Hadërgjonajt dhe më pas për rreth dy orë kanë punuar kryesisht në aspektin fizik.
Ata do të vazhdojnë stërvitjet edhe në ditët në vijim me lojtarë tjerë që arrijnë në ndërkohë, por stërvitjet e kompletuara do të fillojnë më 2 qershor.

Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













