Kosova
Hagë: Bahtijarit i refuzohet kërkesa për gjykim në liri
Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Bahtijari, që të gjykohet në liri.
Ai akuzohet për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale, teksa në vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se “Bahtijari është përgjegjës për veprat që akuzohet dhe do të vijohet mbajtja”, shkruan albinfo.ch.
ZPS-ja i ka kërkuar më shuma prova mbështetëse mbrojtjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së për të artikuluar kërkesën për lirim.
Ndryshe, ZPS-ja arrestoi ish-pjesëtarët e UÇK-së, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, me dyshimet për pengim të administrimit të drejtësisë ndërsa pretendohet se ndërmjet 5 dhe 12 prillit 2023, Januzi e Bahtijari me ish-deputetin Haxhi Shala e kanë nxitur dëshmitarin e mbrojtur “1”, për të cilin nuk identifikohet rasti, “që të mos jepte deklaratë, ose të jepte deklaratë të rreme, ose ndryshe, të mos i jepte informacion të vërtetë”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












