Lajme
Hahn përcjell mesazhin e BE-së: S’ka liberalizim pa Demarkacion
Hahn ka qëndruar në Prishtinë dhe ka kërkuar nga të gjithë liderët institucionalë dhe politikë, unitet në miratimin e kritereve të mbetura. Ai kërkoi që mos të fajësohet BE për neglizhencën kosovare
Komisioneri për Zgjerimi i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn edhe një herë ua ka transmetuar liderëve kosovarë mesazhin e Brukselit, se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u ratifikuar marrëveshja me Malin e Zi për kufirin. Hahn ka qëndruar në Prishtinë dhe ka kërkuar nga të gjithë liderët institucionalë dhe politikë, unitet në miratimin e kritereve të mbetura.
Hahn ka theksuar se Bashkimi i Evropian nuk duhet të fajësohet për vonesën e liberalizimit të vizave, deri sa Kosova nuk ka përmbushur kriteret e kërkuara. Ai ka aluduar në deklaratën presidentit Hashim Thaçi i cili fajësoi BE-në për vonesat nçë heqjen e vizave.
“I ftoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike që të bashkëpunojnë dhe të avancojnë me punë dhe ta dërgojnë Kosovën drejt këtyre reformave “, tha Hahn, sipas të cilit, polarizimet mes partive politike të atyre në pushtet dhe opozitës, kanë dhënë ndikime negative në raportin e lëshuar nga Komisioni Evropian për Kosovën.
Hahn ka kërkuar angazhim të të gjithë spektrit politik, duke përfshirë edhe pozitën dhe shoqërinë civile qe të punojnë më shume në proceset e kërkuara nga BE-ja.
“Nga 95 kërkesat e kërkuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, 93 janë përmbushur, jemi duke i pritur vetëm edhe ato të fundit me qëllim që të vendosim gjithçka në kontestin e duhur dhe si duket, është një problem i madh dhe ky është konfirmimi detyrues ligjor për Demarkacionin e vijës kufitare. I lus partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë këtë marrëveshjen që tani është negociuar mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Hahn.
Presidenti Hashim Thaçi edhe një herë ka fajsuar BE-në për vonesa. theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme. “Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai.
Më tej, presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.
Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit. “Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat”, ka thënë kreu i vendit në takim me komisionerin Hahn.
Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.
“Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në takim me komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.
“Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druaj se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ia duan të mirën rajonit”, ka shtuar ai.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e lansimit të Agjendës për Reforma Evropiane, tha se ” e ardhmja evropiane e Kosovës është e vetmja alternativë.
“Kosova refuzon izolimin përmes përcaktimit të saj të qartë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, me vlera evropiane, një vendi të zhvilluar ekonomikisht në të cilin vepron shteti i së drejtës dhe barazia qytetare”, ka thenë Mustafa.
Kryeministri tha po ashtu se Kosova është përcaktuar për dialog me Serbinë jo vetëm për të normalizuar marrëdhëniet me këtë vend, por për t’i kontribuar në mënyrë afatgjate paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gjatë vizitës së tij, komisioneri hahn është takuar edhe me liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit











