Shqipëria
Hakerët që sulmuan policinë shqiptare shesin informacionet – ky është çmimi
E njëjta dorë që sulmoi portalin e-Albania më 15 korrik, fshihet edhe pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të policisë në Shqipëri.
E njëjta dorë që sulmoi portalin e-Albania më 15 korrik, fshihet edhe pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të policisë në Shqipëri.
Sulmi është marrë përsipër nga grupi Home Land Justice, i njëjti që mori përsipër sulmin ndaj platformës qeveritare e-Albania dhe publikoi materiale të hakeruara nga kjo platformë.
Sulmin ndaj sistemeve të policisë që nisi rreth orës 22:00 të së premtes, ky grup hakerash e paralajmëroi në një grup të hapur në rrjetin Telegram, duke publikuar një fotografi.
Më pas, kur sistemi TIMS dhe sistemet Adam, MEMEX, dhe menaxhimi i çështjes kishin rënë në të gjithë njësitë policore në vend, po në këtë rrjet social, hakerat publikuan një video më shumë se 6 minuta nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Pamjet ishin regjistruar brenda kabinës së një punonjësi të policisë kufitare që po kryente procedurat për hyrje të qytetarëve në Republikës së Shqipërisë.
Në orën 22:04 të datës 9 shtator ndërkohë që punonjësi i policisë po kryente veprimet, sistemi bllokohet dhe polici më pas vetëm fotografon pasaportat e personave në radhë.
Top Channel ka kontaktuar me këtë grup hakerash, të cilët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë çdo javë me publikimin e të dhënave të marra nga sistemet shqiptare. Jo vetëm kaq, por të dhënat e përftuara nga e-Albania ata i kanë nxjerrë në shitje ku një gigabite informacione shitet 0.05 bitcoin, përcjell Albinfo.ch.
Në komunikimin e fundit, mëngjesin e kësaj të hëne, ata thanë se edhe të dhënat e përftuara nga TIMS ata ua kanë shitur disa personave në Shqipëri dhe kjo dihet nga ana e qeverisë. Ata paralajmërojnë se shumë shpejt do të publikojnë të dhëna që do t’i hapin telashe qeverisë shqiptare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












